Arbëri

Pacolli: Nënshkrimet e peticionit do t’ia dërgojmë edhe BE-së, ta shohin kontrabandimin e klasës politike të korruptuar

Pacolli: Nënshkrimet e peticionit do t’ia dërgojmë edhe BE-së, ta shohin kontrabandimin e klasës politike të korruptuar

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë se nënshkrimet e mbledhura nga peticioni do të dërgohen edhe jashtë Kosovës.

“Po mbledhin nënshkrime nëpër qendër dhe lagje të qytetit. Brenda pak ditëve do të mbledhim më së shumti nënshkrime të çfarëdo peticioni që është realizuar ndonjëherë. Këto nënshkrime i adresojmë ku të mundemi, por edhe në institucione jashtë shtetit sidomos në BE. Ta shohin se vullneti i qytetarëve është ndryshe nga ajo që po kontrabandohet në Kuvendin e Kosovës Kjo klasë politike është e korruptuar”, tha Pacolli.