Arbëri

Në Shqipëri 20 të prekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 15 raste në Tiranë

Në Shqipëri 20 të prekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 15 raste në Tiranë

Numri i të infektuarve me koronavisus në Shqipëri arrin në 1184, 253 raste prej tyre aktive. Në 24 orët e fundit janë kryer 297 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.