Arbëri

Haradinaj: Votimi i qeverisë së re, më shumë sesa zgjedhja e një qeverie

Foto: Koha

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se votimi për Qeverinë Hoti është më shumë se sa zgjedhja e një qeverie.

Sipas tij, qeveria Kurti ka shkaktuar pasoja në ekonominë e vendit, kësisoj, votimi i Qeverisë Kurti do të ishte votë për Kosovën.

“Parlamenti i Kosovës sot voton qeverinë e re, që është jetike për vendin. Situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të qeverisë dhe pandemisë, tashmë po shpërfaq pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe votimi i qeverisë së re, është më shumë se sa zgjedhja e një qeverie”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas Haradinajt, i cili ka shkruar në Facebook para se të mblidhet Kuvendi për seancën e jashtëzakonshme, është përcaktimi i deputetëve për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet.

“Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën!”, përfundon Haradinaj.