Arbëri

Sot seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti

Sot seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti
Foto: Ilustrim / Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, do t’u drejtohen sërish ulëseve në tentim për të zgjedhur një qeveri të re pas rënies së asaj të Albin Kurtit, pas mocionit të mosbesimit nga ana e partnerit të koalicionit qeverisës, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E kjo e fundit është ajo që pritet të udhëheqë vendin nëse merr 61 votat e nevojshme për qeverinë e koalicionit me AAK-në, Nismën, Listën Serbe dhe komunitetet tjera jo serbe. Derisa PDK-së në opozitë pritet t’i bashkëngjitet Lëvizja Vetëvendosje që udhëhoqi vendin për 51 ditë.