Janë nxjerrë nga miniera e Artanës trupat e dy minatorëve, inxhinierit Haki Arifi e xehetarit Idriz Gërbeshi, që kishin mbetur nën rrënoja si pasojë e shembjes së dheut në këtë minierë, të martën në mëngjes.
Pas një pune disa orëshe, Arsim Gërxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë të ditur se trupat janë nxjerrë në orët e para të së mërkurës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duke i falenderuar djemtë tanë të FSK-së, për mundin e paparë për ta thyer shkëmbin, si dhe ekipin e Mjekësisë Ligjore, trupat e dy minatorëve, u nxorën nga miniera”, ka shkruar ai në Facebook, teksa KOHËS i ka thënë se të mërkurën paradite do të bëhet obduksioni.
Të martën, Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se ka ndarë nga 30 mijë euro për familjet e të vdekurve dhe ka mundësuar bursa për anëtarët e familjes që po vazhdojnë mësimin teksa është premtuar një vend pune për të birin e Gërbeshit.