Arbëri

ATK-ja inkason 45 milionë euro më pak se që ishte plani shkaku i pandemisë

ATK-ja inkason 45 milionë euro më pak se që ishte plani shkaku i pandemisë

Administrata Tatimore e Kosovës nuk ia ka dalë të realizojë planin e të hyrave për pesë muajtë e parë të vitit për shkak të pandemisë.

ATK-ja ka mbetur minus 45 milionë euro krahasuar me planin që kishte për këta pesë muaj. Po ashtu, ka inkasuar 22 milionë euro më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të shkuar, përcjell KP-ja.