Arbëri

Shoqëria civile vlerëson se Thaçi do të kundërshtojë çdo gjë që e bllokon dialogun

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Ashpërsimi i masave të reciprocitetit ndaj Serbisë nga ana e qeverisë në detyrë, është kundërshtuar nga ana e presidentit të vendit Hashim Thaçi. Ky kundërshtim nga ana e organizatave të shoqërisë civile po shihet si arsye se kreu i shtetit dëshiron që Kosova të kthehet sa më shpejt në dialog.

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” thotë se çfarëdo mase që do të vendoset e që do ta pengonte dialogun do të kundërshtohet nga presidenti, pasi që sipas tij mendimi i presidentit është që Kosova sa më shpejtë të kthehet në dialog.