Arbëri

Universiteti “Kadri Zeka” lejon studentët të mbajnë në salla provimet e prillit

Universiteti “Kadri Zeka” lejon studentët të mbajnë në salla provimet e prillit

Në Universitetin “Kadri Zeka” kanë filluar të mbahen provimet e afatit të prillit, duke u kthyer nëpër sallat e Universitetit, pas lehtësimit të masave nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj virusit COVID-19, dhe në bazë të udhëzimeve të caktuara nga Menaxhmenti i Universitetit dhe Kolegjiumi i Dekanëve të njësive akademike në takimin e mbajtur online, më 26.05.2020, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Tutje thuhet se nëpër sallat ku janë organizuar provimet, numri i studentëve është përcaktuar nga Dekanët e Njësive Akademike, gjithnjë duke e ruajtur distancën mes tyre.