Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër në orën 10:00

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër në orën 10:00
Kryesia e Kuvendit e ka caktuar për në orën 10:00 mbledhjen në të cilën do të shqyrtohet kërkesa për seancë, gjatë së cilës pritet të votohet për Qeverinë Hoti.
Kjo mbledhje, si është bërë e ditur nga njoftimi i Kuvendit, do të mbahet pa praninë e medieve.
“Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes”, shkruhet në njoftim.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që seanca për votimin e Qeverisë Hoti të mbahet të mërkuren, në orën 11:00.
Ndërkohë, mbledhja e kësaj partie, në të cilat do të vendoset për emrat e saj për kabinetin qeveritar mbahet nesër, në orën 16:30.
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër paradite, mëson KOHA.
Aty pritet që të shqyrtohet kërkesa e LDK-së për seancën në të cilën do të votohet Qeveria Hoti.
Kërkesa e LDK-së është që seanca të mbahet të mërkurën në ora 11:00.
Pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç kishte paralajmëruar, LDK-ja do të vendosë për emrat e saj për kabinetin qeveritar.
Mbledhja e kësaj partie në të cilën pritet të vendoset një gjë e tillë është paralajmëruar për nesër në ora 16:30.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Shasha: Ambasada në Jerusalem, çështje e kryer

Katër muaj pa targa të automjeteve, MPB-ja thotë se brenda 10 ditëve nis furnizimi

Drejtori i KPK-së arrestohet nën dyshimin se mori veturën 20,000 eurosh për të mbyllur një rast, dhe ia fali asistentes

Lajçaku pas takimit me komandantin e KFOR-it: Mundësi për të konfirmuar unitetin transatlantik

Përgjigje e KOHËS ndaj akuzave të MPJD-së

Ministria e Jashtme shkeli ligjin me rastin e pezullimit të drejtorit, detyrohet ta kthejë atë

Punëtorët e arsimit nuk do të vaksinohen në fazën e parë

FSK-ja pjesë e stërvitjes “Defender Europe 21”

Njëzet të vdekur si pasojë e COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit

Wigemark: EULEX do të mbështesë sistemin prokurorial

MSH-ja arsyetohet pas dështimit për të siguruar vaksinat, pranon se s'ka marrëveshje me Pfizerin
