1 perditesime
15:47

Gashi: Kërkuam seancë të mërkurën, i kemi votat për Qeverinë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë në të cilën pritet të votohet Qeveria Hoti.

Ai ka thënë se seanca pritet të mbahet të mërkurën nga ora 11:00.

“Presim që ditën e mërkurë të kemi qeverinë e re. Presim që të jenë 64-65 deputetë që do të votojnë qeverinë”, ka thënë ai, raporton KOHA.

Ai ka thënë se marrëveshjen me Listën Serbe do ta publikojë kryeministri i ardhshëm.

15:39

Të mërkurën votohet për Qeverinë Hoti

Seanca për votimin e Qeverisë Hoti pritet të mbahet të mërkurën.

KOHA merr vesh se seanca do të mbahet nga ora 11:00.

Kjo ka ardhur pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit.