Arbëri

Qendra për Menaxhim Kufitar njofton për rregullat që duhet ndjekur për të kaluar në kufi

Qendra për Menaxhim Kufitar njofton për rregullat që duhet ndjekur për të kaluar në kufi
Foto: Ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar qytetarët me vendimin e Qeverisë në detyrë për hapjen e disa pikave kufitare, duke ua bërë me dije gjithashtu edhe rregullat të cilat duhet ndjekur gjatë kalimit të kufirit.

Sipas njoftimit, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF-ve në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër COVID-19.