Arbëri

QKUK: 1798 lindje për tre muaj

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK gjatë tre muajve të fundit, periudhë me të cilën Kosova është ballafaquar me pandeminë COVID-19, janë kryer 1798 lindje, është njoftuar nga QKUK-ja.

“Nga 13 marsi, kur në vend është konfirmuar rasti i parë me koronavirus, deri më 31 mars janë regjistruar 438 lindje, prej tyre 162 me ndërhyrje kirurgjikale. Gjatë muaji prill kishte 629 lindje, 241 prej tyre me operacion. Në muajin maj, janë realizuar 668 lindje, në mesin e tyre 210 me operim. Pavarësisht situatës së krijuar, stafi mjekësor ka punuar me kapacitet të plotë dhe brenda kësaj kohe ka kryer edhe 55 operacione gjinekologjike, kryesisht karcinoma (tumor), të shfaqura në organet gjenitale”, është raportuar nga QKUK-ja.