Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ka treguar se çmimet në Kosovë janë ngritur për 2.7 për qind në vitin 2019 krahasuar me vitin 2018. Sipas IHÇK-së, që të premten është publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ngritje më të madhe të çmimeve ka pasur tek buka, drithërat, mishi, perimet, qumështi, djathi, vezët, kafja e çaji. Norma mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2019, sipas ASK-së, ishte 2.7 qind.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2019 ishte më i lartë në një mesatare prej 2.7 për qind krahasuar me vitin 2018”, thuhet në këtë publikim, shkruan KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas të dhënave të ASK-së, që nga viti 2011, kur çmimet ishin ngritur për 7.3 për qind, kjo është ngritja më e madhe e çmimeve që ka ndodhur në Kosovë.
Hulumtuesi në Institutin GAP, Blendi Hasaj, ka thënë se ngritjen më të theksuar e kishin çmimet e ushqimit dhe pijeve me rreth 5.4 për qind.
“Ngritja e çmimeve ishte e menjëhershme dhe më dominuese në gjashtëmujorin e parë pas vënies së tarifës ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina”, ka theksuar Hasaj.