Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Apostolova: Respektimi i vendimit të Kushtetueses, parim kyç i respektimit të ligjit

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka bërë thirrje që të gjithë akterët politikë në vend ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatarin.

Në një përgjigje për KOHËN, ajo ka thënë se janë duke përcjellë situatën pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne iu bëjmë thirrje aketrëve politikë në Kosovë që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e këtij vendimi. Kjo ka të bëjë me respektimin e parimit kyç për sundim të ligjit", ka thënë ajo.

Gjykata Kushtetuese dje ka vendosur në favor të presidentit Hashim Thaçi lidhur me caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.