3 perditesime
17:42

“Test protesta” mbyllet me përshëndetjen e Kurtit nga ndërtesa e Qeverisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndezur turmën me paraqitjen nga ballkoni i ndërtesës së Qeverisë.

Ai i ka përshëndetur protestuesit e mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit kanë thirrur vazhdimisht emrin e tij, teksa ai i ka përshëndetur me dorë.

Menjëherë pas kësaj, test protesta e organizuar nga VV-ja është shpallur e përfunduar.

Image
Foto: Driton Paçarada / KOHA
17:23

“Test protesta” nis me thirrjet “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti” dhe

Ka nisur protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Image
 
Mbi 2.000 qytetarë po thërrasin “Zgjedhje po, hajna jo”, “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti”, “Vetëvendosje” dhe "Albin, ti ku je, krejt Kosovën në shesh e ke".

Ky tubim që është quajtur “test protesta numër 2” është thirrur nga Vetëvendosje.

Image
16:56

Rreth 1.500 protestues po qëndrojnë në shesh dhe strehët përreth

Në sheshet e Prishtinës për ku është thirrur “test protesta” nga VV-ja janë mbledhur 1.500 deri në 2.000 qytetarë, shumë prej të cilëve po kërkojnë strehët përreth për shkak të shiut që po bie.

Image
Image
 
16:49

Qytetarët vazhdojnë të mblidhen për “test protestën 2” në Prishtinë

Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në atë që është quajtur “prova e dytë për protestë” e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje.

Protesta është paraparë të nisë në orën 17:00 dhe sipas organizatorëve, ajo do të mbahet në tri sheshet e qendrës së Prishtinës, përfshirë edhe atë “Ibrahim Rugova” dhe “Adem Jashari”.

Kjo provë për protestë është paralajmëruar me 3.500 deri në 5.000 qytetarë, ndërkohë që javë më parë ishte mbajtur një me rreth 500 qytetarë, por për të cilën VV-ja kishte thënë se nuk e ka organizuar.