Arbëri

PDK: Të dhënat e mbi 1 milion qytetarëve u morën nga dhoma e përgjimeve në Telekom

PDK: Të dhënat e mbi 1 milion qytetarëve u morën nga dhoma e përgjimeve në Telekom

Partia Demokratike të Kosovës ka vazhduar akuzat e rënda ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në vijimësi të akuzave të bëra të mërkuren nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi lidhur me shkuarjen në dhomën e përgjimeve të Telekomit.

Në një konferencë për media, deputeti i kësaj partie, Sejdi Hoxha, ka thënë se të dhënat e mbi 1 milion qytetarëve të Kosovës dhe komunikimet e tyre 20 vjeçare “janë në duart e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila tani e tutje do të shantazhojë secilën familje kosovare dhe qytetar të këtij vendi”.