Arbëri

AAK-ja kërkon hetim ndaj qeverisë për “keqpërdorime gjatë pandemisë”

Foto: Driton Paçarada / Koha
Foto: Koha / Ilustrim
 

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i bëri ftesë Prokurorisë së Kosovës të nisë hetimet ndaj Qeverisë së Kosovës, për siç thotë ajo, për keqpërdorime gjatë kohës së pandemisë.

“Krahas shumë dështimeve në menaxhimin e pandemisë, duke filluar nga kaosi i orarit për lëvizje, dy shkeljet e Kushtetutës së Kosovës, lejimin e kalimit të kufirit pa kontrolle të mjekëve e nga vendet fqinje dhe ndalimin e riatdhesimit të shtetasve të Kosovës, pranimin e testeve nga Serbia, Qeveria e shkarkuar dhe Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht të hetohet për keqpërdorim masiv të fondeve, shkelje të procedurave të prokurimit, favorizim të firmave e kompanive të afërta me Ministra të Qeverisë së shkarkuar etj”, thuhet në komunikatën e GP të AAK-së.