Mot jostabil, i vranët dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu parashikohet edhe sot në Kosovë.
Meqë në fushat barike do të ketë luhatje të herëpashershme, priten edhe shkarkime rrufesh si pasojë e vranësirave konvektive të cilat do të jenë në zhvillim, kryesisht në stadin e parë dhe të mesëm të Troposferës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInstituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius.
“Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, si për bimë, po ashtu edhe për popullatën. Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes”, njofton IHMK-ja.