Arbëri

Shqipëria do t’i hapë kufijtë tokësorë dhe plazhet nga 1 qershori

Shqipëria do t’i hapë kufijtë tokësorë dhe plazhet nga 1 qershori

Shqipëria ka hyrë në javën e fundit të izolimit. Nga 1 qershori do t’i hapë kufijtë tokësorë me fqinjët dhe plazhet për hotelet. Kështu ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale.

“Duke nisur nga e hëna e 1 qershorit do të hapim kufijtë tokësorë me fqinjët për të gjithë shqiptarët, qofshin me pasaportë të Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë së Veriut. Atyre u bëjmë thirrje për kujdes”, ka thënë Rama.