Arbëri

Kosova mes vendeve të rralla në botë ku nuk lejohen hulumtimet klinike

Kosova është një ndër vendet e pakta në botë që nuk mund të testojë efikasitetin e barnave të reja tek pacientët e prekur me Covid-19.

Në mungesë të një baze ligjore, vendi ka mbetur jashtë hulumtimeve dhe testimeve botërore për efektet e vaksinave dhe ilaçeve, të cilat së fundmi kanë nisur të testohen në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri, raporton KOHA.