Arbëri

Kthehen në Kosovë 138 qytetarë që kishin mbetur në Britani

Descriptive Text

Ambasada e Kosovës në Londër ka konfirmuar se sot janë kthyer në Kosovë 138 qytetarë, të cilët për shkak të pandemisë ishin bllokuar në Britani.

“Sot u realizua fluturimi i riatdhesimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga Londra për në Prishtinë. 138 qytetarë që kanë mbetur në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada sot udhëtuan për në Prishtinë nga Londra”, thuhet në njoftim.

Tutje Ambasada shkruan se, “me këtë rast, duam të falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës së Kosovës për koordinim profesional dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të jashtëzakonshëm”.