Mediet serbe, sot, duke raportuar për takimin më të ri ndërmjet kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq, kanë numëruar takimet e të gjitha niveleve ndërmjet Kosovës e Serbisë gjatë kohës sa ishte në krye të Qeverisë serbe Vuçiq, transmeton Koha.net.
Sipas asaj që përcjell rts, Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, ka thënë se gjatë kësaj periudhe ka pasur gjithsej 223 takime.
Ai ka shtuar se gjatë këtyre tri-katër vjetëve është me rëndësi që nuk është vrarë asnjë serb dhe asnjë shqiptar.
Qëkur është bërë kryetar, Thaçi ka insistuar e ka këmbëngulur që bisedimet me Beogradin të zhvillohen në nivel presidentësh. E kur Hashim Thaçi ishte kryeministër e Atifete Jahjaga presidente e vendit, Thaçi ishte ai që i kishte udhëhequr këto bisedime.
Bashkëbisedues i tij atëherë ka qenë kryeministri i atëhershëm i Serbisë Ivica Daçiq.
-
Më së shumti takime Vuçiqi ka pasur me Erdoganin
-
Serbë të Kosovës në takim me Vuçiqin, duan që në dialog të përfshihet çdo temë
-
Vuçiqi nuk përjashton mundësinë e takimit me Thaçin në SHBA
-
Mediat serbe spekulojnë për një takim të mundshëm Thaçi-Vuçiq
-
Vuçiqi thotë se në një takim me Thaçin ishin afër përplasjes fizike