Arbëri

Për Zvicrën kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm, zotohet për vazhdimin e investimeve në veri

Për Zvicrën kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm, zotohet për vazhdimin e investimeve në veri

Ambasada e Zvicrës në Kosovë i ka quajtur spekulime informacionet se shteti helvetik ka ndërprerë investimet në Mitrovicën e Veriut, “pasi që nuk dëshiron të shpenzojë mjete në një territor që diskutohet se do t’i bashkëngjitet një shteti tjetër, në këtë rast Serbisë”.

Në një përgjigje për KOHËN, ambasada e Zvicrës ka thënë po ashtu se spekulimet për ndryshimin e kufijve të Kosovës nuk merren parasysh për projektet e saja.