Arbëri

Rikthehen reshjet e shiut në Shqipëri

Rikthehen reshjet e shiut në Shqipëri

Në Shqipëri moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë reshje shiu në pjesën e parë të ditës. Pasdite pritet mot i kthjellët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09ºC në 19ºC, në zonat e ulëta nga 14ºC në 26ºC dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 27ºC.