Arbëri

Tahiri: Qeveria Kurti s’pati aftësi për të forcuar marrëdhëniet me ndërkombëtarët

Tahiri: Qeveria Kurti s’pati aftësi për të forcuar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Foto: Koha / Arkiv

Edita Tahiri, që dikur drejtonte bisedimet me Serbinë në Bruksel, thotë se parimi i reciprocitetit ekziston në të gjitha marrëveshjet e Kosovës me Serbinë në kohën sa ajo ka qenë kryenegociatore. Sipas saj, Kurti është dashur të respektojë reciprocitetin e përfshirë në ato marrëveshje, dhe në atë mënyrë nuk do të cenohej partneriteti me aleatët ndërkombëtarë.

Në një intervistë për KosovaPress, ish-ministrja për dialog thotë se Vetëvendosjes i mungon kultura e bashkëpunimit dhe se nuk ka aftësi diplomatike për të ruajtur marrëdhëniet ndërkombëtare.