Arbëri

Më pak para nga diaspora këtë vit në Kosovë

Foto: Reuters
 

Abidin Gavazaj kishte planifikuar që si çdo vit edhe sivjet të vinte në Kosovë për të kaluar pushimet verore.

Ai jeton në Salzburg të Austrisë dhe së bashku me familjen planifikonte që të vazhdonte punimet në ndërtimin e një shtëpie në Prizren, që është qyteti i tij i lindjes.