Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Më 21 maj fluturimi i parë direkt Kosovë - Itali

Foto: KOHA

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, konfirmoi se fluturimi i parë direkt Kosovë-Itali do të realizohet më 21 maj.

Orlando tha se gjatë periudhës kur kanë qenë të mbyllur kufijtë i kanë dalë në ndihmë të gjithë atyre personave që kanë pasur nevojë të kthehen në Itali.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Lajm i madh! Kemi kapërcyer të gjitha pengesat dhe fluturimi i parë i direkt Kosovë - Itali nis më 21 maj. Gjatë izolimit ne siguruam kthimin, përmes Tiranës, të të gjithë italianëve që kërkuan ndihmë. Kjo do t'i lehtësojë gjërat, përfshirë punëtorët kosovarë që kthehen në punët e tyre”, shkroi Orlando në Twitter.

Kosova vendosi të mbyllë kufijtë ajror dhe tokësor për shkak të pandemisë COVID-19.