Arbëri

Kurti thotë se ajo që u nënshkrua për linjën e fluturimeve Prishtinë – Beograd, nuk është marrëveshje

Kurti thotë se ajo që u nënshkrua për linjën e fluturimeve Prishtinë – Beograd, nuk është marrëveshje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar në Berlin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell për linjën e fluturimeve Prishtinë – Beograd, ende nuk është një marrëveshje.

Kurti të hënën së bashku me ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, vizitoi Autoritetin e Aviacionit Civil dhe ndër të tjera foli edhe për atë marrëveshje.