Arbëri

VV-ja: Ndërtimi i kishës ortodokse në Batajnicë është përçmim ndaj viktimave të gjenocidit serb

Foto: Koha / ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka dënuar ndërtimin e një kishe ortodokse në Batajnicë të Beogradit.

Përmes një deklarate në Facebook, VV thotë se ndërtimi i kishës në vendin ku janë varrosur 700 trupa të shqiptarëve është akt përçmimi ndaj viktimave shqiptare të gjenocidit serb.

"Nuk mund të ketë̈ asnjë̈ marrëveshje paqeje e pajtimi mes Kosovës e Serbisë̈, derisa kjo e fundit nuk i pranon krimet e bëra ndaj shqiptareve në Kosovë dhe derisa nuk kërkon falje për këto krime, duke i ndjekur dhe dënuar shumë nga kriminelet e luftës që i ka amnistuar", thuhet në deklaratën e tyre.

Image