Arbëri

Punonjës të Spitalit të Pejës ankohen pse s’përfituan nga pakoja e shpërblimeve

Jashtë listës për përfitim nga pakoja emergjente e Qeverisë kanë mbetur edhe mjekë e infermierë.

Kjo ka ndodhur në Pejë, ku në listën e përpiluar nga Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, për përfitim nga pakoja emergjente e ndarë nga Qeveria, si sigurimi shtesë prej 300 eurosh mbi vlerën e pagës, kanë mbetur pa u përfshirë rreth 60 punonjës të këtij spitali.