Arbëri

Hoti: Mbi 1 miliard euro do t'i mobilizojë Qeveria e re për Rimëkëmbjen Ekonomike

Hoti: Mbi 1 miliard euro do t'i mobilizojë Qeveria e re për Rimëkëmbjen Ekonomike

Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti, tash i nominuar për kryeministër të Qeverisë së mundshme në krye me LDK-në, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se mbi 1 miliard euro do t'i mobilizojë Qeveria e tij, për zbatimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve do të futen në ekonomi sivjet, për të mbështetur bizneset që të qëndrojnë në treg dhe të mbajnë punëtorët në punë. Ndërkaq, në vitet në vijim do të mbështeten investimet private dhe publike që krijojnë vende pune në prodhim, bujqësi, teknologji dhe sektorë me vlerë të shtuar”, shkruan Hoti.