Arbëri

Mehmeti: Rimëkëmbja ekonomike varet nga masat e ndërmarra gjatë dhe pas pandemisë

Mehmeti: Rimëkëmbja ekonomike varet nga masat e ndërmarra gjatë dhe pas pandemisë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti ka pritur në takim përfaqësuesin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka dhe të Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi.

Mehmeti, siç njofton kumtesa, i njoftoi ata lidhur me gjendjen në sektorin financiar duke potencuar se sektori financiar në Kosovë, e në veçanti ai bankar është stabil me tregues të lartë të likuiditetit dhe nivele të larta të kapitalit.