Arbëri

Kurti: Vendimi i Kushtetueses nuk prejudikon vendimin përfundimtar, të mos entuziazmohemi

Foto: Qeveria e Kosovës
 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pezullimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi ndaj mandatarit Avdullah Hoti.

Sipas tij, qeveria konsideron që vendosja e masës së përkohshme është në interesin publik dhe gjithashtu i shërben administrimit të drejtësisë.