Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të enjten, 22 të shëruar nga koronavirusi, 7 raste të reja pozitive

Foto: Alban Bujari / KOHA

22 persona janë shëruar nga koronavirusi të enjten në Kosovë, ndërsa janë regjistruar shtatë raste të reja pozitive.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se sot janë testuar 243 mostra. Kjo është dita e katërt rresht që ka më shumë të shëruar se raste të reja pozitive me koronavirus.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rastet pozitive janë raste kontakti nga Komuna e Prizrenit: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prizren) dhe nga 1 rast vendbanimet: Ramjan-Viti dhe Mitrovicë e Jugut.

Deri tash në Kosovë janë testuar 7423 mostra. Me shtatë raste të reja, numri total i të prekurve me koronavirus në Kosovë shkon në 806. Numri i të shëruarve arrin në 271 ndërsa 22 persona kanë vdekur.