Arbëri

Të mërkurën, 17 të shëruar nga koronavirusi e nëntë raste pozitive

Foto: Alban Bujari / KOHA

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar se 17 qytetarë janë shëruar nga Covid-19 dhe nëntë persona kanë rezultuar pozitivë.

Numri i të infektuarve në Kosovë tani arrin në 799 persona, transmeton KOHA.

“Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët. Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët. Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19”, ka shkruar Vitia në Facebook.

IKSHPK ndërkohë ka treguar se rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren), Komuna e Malishevës: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Lladrovc), dhe nga 1 rast vendbanimet: Sallagrazhdë-Suharekë dhe Rahovec.

Deri tash në Kosovë janë testuar 7180 mostra të dyshimta. 799 kanë rezultuar pozitivë, e 22 prej tyre kanë vdekur. 249 persona janë shëruar.