Arbëri

Një skandal diplomatik i përfshin Konsullatën dhe Ambasadën e Kosovës në Tiranë

Një skandal diplomatik i përfshin Konsullatën dhe Ambasadën e Kosovës në Tiranë
 

Shefi i Konsullatës së Përgjithshme në Tiranë, Halim Krasniqi, në përfundim të mandatit, është ballafaquar me akuzën për sulm fizik nga një vartëse e tij. Punonjësja e Konsullatës (emër i njohur për redaksinë) është ankuar se Krasniqi e ka sulmuar fizikisht brenda objektit ku ndodhet edhe Ambasada e Kosovës në Tiranë.

Gazeta ka arritur ta sigurojë letrën që kjo zyrtare ia ka dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht ministrit Glauk Konjufca. Rrëfimin e tij për ngjarjen e ka dhënë edhe konsulli i përgjithshëm Krasniqi, po ashtu, nëpërmjet një letre dërguar MPJD-së.