Një lumë Shqipërie për Kosovën

Duke u frikësuar prej COVID-19 bën të përkujtojmë se kemi edhe një armik më të madh të shëndetit, ndotjen e ambientit. Kosovën mund ta shpëtojë një vendim strategjik i Shqipërisë
1.
Mohuesve të masave të distancimit social, në të cilat jemi duke jetuar ende, nuk u ka ra në mend, prandaj po ua rikujtoj. Prej janarit deri në fund të majit të vitit 2019 në aksidente komunikacioni në Kosovë kanë vdekur 37 persona. Prej koronavirusit, prej janarit të vitit 2020 deri më tash nga COVID-19, kanë vdekur 22 persona dhe mund të supozohet me arsye se nëse këto masa vazhdojnë deri në fund të majit do të ketë më pak të vdekur nga koronavirusi, sesa prej aksidenteve të komunikacionit.
Ka shumë mënyra të interpretimit të kësaj statistike dhe çdokush mund ta bëjë nga kuti i vet. Thjeshtësimi evident do të ishte që të bëhej thirrja për ndërprerjen e masave të distancimit social, meqë ka më pak viktima se ç’kemi prej aksidenteve automobilistike. Përgjigja ndaj këtij thjeshtësimi nuk do të ishte e komplikuar: po të mos ishin ndërmarrë masat e skajshme të distancimit social, është lehtë e parashikueshme që numri i të infektuarve të ishte në bazë të projeksionit të ekspertëve deri në fund të majit mbi 50 mijë e që me shkallën (joreale) minimale të vdekshmërisë prej 1 për qind të kishim 500 të vdekur dhe që të shembej tërësisht sistemi ynë shëndetësor, me të edhe ai social.
2.
Por, ndonëse analogjia mes aksidenteve dhe veturave nuk qëndron, është një analogji tjetër që na troket në derë. Shkencëtarë e intelektualë në nivel global kanë shtruar një pyetje të thjeshtë: nëse shtetet e kombet kanë kapacitete të mobilizohen kështu për një virus të panjohur si COVID-19, të mbyllen në shtëpi e ta paralizojnë ekonominë, pse nuk kanë reaguar njëjtë me një kërcënim çfarë janë ndotja e ngrohja globale?
Dhe arsyeja nuk është vështirë të gjendet. Efektet e COVID-19 janë imediate dhe të dukshme e të matshme. Dihet se sa infektohen, sa vdesin, çfarë numri rrezikon shembjen e sistemit shëndetësor. Ndotja dhe ngrohja globale nuk janë të kuptueshme për çdokënd, janë madje të interpretuara efektet e veta dhe nuk janë të paktë ata që e shtyjnë trajtimin e kësaj teme si të relevancës dytësore. Kina dhe presidenti Trump, për shembull, janë mohues të mëdhenj të ngrohjes globale dhe efekteve të saj, por janë në krye të masave që paralizuan ekonominë dhe jetën normale të njerëzve.
Për Kosovën, çështja duket pak më e profilizuar: i tërë vendi është paralizuar e ka hyrë në karantinë, por në momentin e daljes nga karantina do të ballafaqohet me problemin e vet të parë shëndetësor, ndotjen e ajrit.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.