Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i shëruar nga koronavirusi sot në Kosovë, numri shkon në 166

Foto: Reuters

Një person është shëruar sot nga koronavirusi, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm në 166.

Lajmin për shërimin e një personi e ka konfirmuar sot IKSHPK-ja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot më 26 prill 2020, është shëruar edhe një pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 166 raste”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit nga IKSHPK-ja, nga data 08 shkurt deri më 26 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.479 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 763 raste, prej tyre 21 raste të vdekur për të cilët thuhet se kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.