Arbëri

Kurti paralajmëron: Organeve të hetimit do t’u paraqiten dëshmitë e hasura në ndërmarrjet publike

Foto: Qeveria e Kosovës
 

Qeveria në detyrë e Kosovës ka hasur në dëshmi e të dhëna nëpër ndërmarrjet publike, të cilat do t’i paraqiten organeve të hetuesisë, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Gjatë fjalimit përmes një video-incizimi të dielen pasdite, Kurti po ashtu ka bërë të ditur se qeveria ka hasur në praktika “gati banditeske jashtë çdo standardi minimal etik që domosdoshmërisht duhet të mbizotërojë në institucionet publike”.