Arbëri

YIHR KS nesër me aksion simbolik: Në terr për të pagjeturit - ndali dritat për 2 minuta

YIHR KS nesër me aksion simbolik: Në terr për të pagjeturit - ndali dritat për 2 minuta
 

Youth Initiative for Human Rights - Kosovo (YIHR KS), Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, Integra, Humanitarian Law Center Kosovo (HLC) dhe Forum ZFD shënojnë Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se më 27 prill, në ora 20:00 do të shënohet një aksion simbolik për Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, duke ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës t’i ndalin dritat nëpër shtëpitë e tyre për 2 minuta.