1 perditesime
22:03

Gruaja që vdiq sonte në Infektivë kishte edhe pesë diagnoza

Sot në Kosovë u shënua edhe një e vdekur nga koronavirusi Covid-19.

KOHA nga burime të saj ka mësuar se krahas koronavirusit, e ndjera kishte edhe pesë diagnoza të tjera.

Deri tash në Shtime janë gjithsej 17 të infektuar dhe 1 i vdekur.

Në total në Kosovë janë 20 të vdekur, 703 të infektuar dhe 162 të shëruar.

21:49

Vdes një grua nga koronavirusi, numri shkon në 20

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sonte në mbrëmje në këtë klinikë ka vdekur pacientja F.G. (1947), nga komuna e Shtimes.

“Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit nga Klinika Infektive, kjo është vdekja e 15-të në QKUK nga Covid-19 dhe e 20-ta në nivel vendi nga kjo sëmundje.