Arbëri

Tanin përgëzon Kosovën për luftën kundër Covid-19

Shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin, e ka quajtur për keqardhje faktin se në rrethanat aktuale në Kosovë, ndarjet politike kanë shpërqendruar vëmendjen e shumë liderëve nga kriza shëndetësore.

“Këto ndarje kanë zvogëluar besimin e publikut në udhëheqjen politike gjatë një kohe të një ankthi dhe pasigurie të rritur të popullsisë”, tha ai.

Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit, Tanin përgëzoi veprimin e shpejtë të ndërmarrë nga autoritetet e shëndetit publik për të vendosur masat që zvogëlojnë përhapjen e virusit, dhe përshëndeti ndihmën financiare të ardhur nga shtetet anëtare, si kredinë prej 100 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian dhe kredinë urgjente të Fondit Monetar Ndërkombëtar prej 56.5 milionë dollarëve - ndërsa kërkoi mbështetje më të drejtpërdrejtë për më të prekurit.

LEXO EDHE: Shefi i UNMIK-ut: Udhëheqja e fortë e uniteti politik në Kosovë janë të nevojshme më shumë se kurrë

Tanin theksoi se një qeveri e fokusuar, mobilizimi i njerëzve dhe resurseve, dhe udhëheqja e fortë, janë tri elementet thelbësore për sukses në mposhtjen e COVID-19.

"Unë ju bëj thirrje liderëve politikë ... të fokusohen në unifikimin e energjisë së tyre duke lënë anash agjendat personale dhe politike”, tha ai.