Arbëri

Thaçi i shkruan Kurtit: Nuk e shfrytëzuat të drejtën për qeveri të re

Foto: Alban Bujari/ Koha Ditore
 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka njoftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se ai do të nis konsultimet me partitë tjera parlamentare për ta formuar qeverinë e re.

Sipas letrës që Thaçi ia ka dërguar Kurtit në cilësinë e kryetarit të Vetëvendosjes, e ka informuar që meqenëse kjo parti nuk ka dërguar emrin e mandatarit të ri, atëherë Presidenti do të nis konsultime me partitë tjera.