Arbëri

PDK-ja dërgon në Kushtetuese vendimin e fundit të MSH-së për kufizim të lëvizjes

PDK-ja dërgon në Kushtetuese vendimin e fundit të MSH-së për kufizim të lëvizjes
 

Sot, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, i mbështetur edhe nga deputetë të grupeve tjera parlamentare, dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kërkesën për vlerësim të çështjes së kushtetutshmërisë të vendimeve të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, vendime me të cilat PDK vlerëson se është shkelur Kushtetuta e Kosovës.

“Ne e kemi pasur një aktvendim të qartë të Gjykatës Kushtetuese që ka treguar se vendimet e tilla te kufizimit te lirive nuk mund te merren nga Qeveria, por Kryeministri Kurti ka vendosur me vetedije qe ta vazhdoje shkeljen e Kushtetutës tani nëpërmjet ministrit të tij, Arben Vitia", tha deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, transmeton KOHA.