Shtohen edhe 3 raste të reja nga personeli shëndetësor, me COVID 19 në Kukës, qytetin më afër Kosovës, ku deri para dy ditësh nuk raportohej për të infektuar nga koronavirusi.
Mësohet se kanë dalë pozitivë ndaj viruesit edhe 3 infermierë, duke e çuar kështu në 9 numrin e të infektuarve në personel. Përgjigjet e analizave dolën mbrëmë në darkë, ndërsa 30 të tjerë rezultuan negativë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet në Kukës deklaruan se testet do vazhdojnë, ndërsa të gjithë duhet të qëndrojnë në karantinë.
Në urgjencën e spitalit rajonal po shërbejnë infermierët e pavioneve pasi të gjithë ata që shërbenin janë karantinuar/BW.