Arbëri

Vendimmarrja e LDK-së për Qeverinë e re shihet si skenar i akorduar me Presidentin

Vendimmarrja e LDK-së për Qeverinë e re shihet si skenar i akorduar me Presidentin
 

Lidhja Demokratike ka vendosur për koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate (NSD), Aleancën Kosova e Re (AKR), si dhe me subjektet që përfaqësojnë komunitetet pakicë në Kuvend, më kryesorja prej të cilave është Lista Serbe (LS). Kjo vendimmarrje është parë si pjesë e një skenari të akorduar paraprakisht me presidentin Hashim Thaçi.

Vendimin për koalicion e ka marrë Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, në një votim të zhvilluar nëpërmjet e-mailit. Saktësisht 108 anëtarë të këtij organi partiak, prej 124 sa i ka gjithsej, e kanë mbështetur propozimin e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, për këtë koalicion. Kundër kanë qenë 6 anëtarë. Ndërkaq, 10 kanë refuzuar t’i përgjigjen Mustafës në letër, shkruan KOHA.