Arbëri

QKRMT kërkon përsëri ndryshime ligjore që të lirohet përkohësisht të burgosurit

QKRMT kërkon përsëri ndryshime ligjore që të lirohet përkohësisht të burgosurit
 

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka kërkuar sërish që të bëhen ndryshime ligjore me qëllim të lirimit të përkohshëm apo amnistisë së të burgosurve në kohën e pandemisë COVID-19.

QKRMT i është drejtuar Komisionit për Legjislacion si dhe shefave të grupeve parlamentare me propozimin për inicimin e ndryshimeve ligjore në procedurë të përshpejtuar në mënyrë që të mundësohet lirimi i përkohshëm apo amnistia për të dënuarit në kohën e pandemisë.