Arbëri

Të testuarit për koronavirus në Vrapçiq të Gjilanit dalin negativë

Të testuarit për koronavirus në Vrapçiq të Gjilanit dalin negativë

Të gjitha testet për banorët e fshatit Vrapçiq të komunës së Gjilanit kanë dalë negative në mbrëmjen e së premtes.

Lajmi u bë i ditur sot në takimin që e zhvilloi nënkryetari Arbër Ismajli në kuadër të Qendrës Operative Emergjente, me përfaqësues të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, shëndetësisë primare, Policisë së Kosovës dhe Spitalit të Përgjithshëm.