Arbëri

Viktimat e COVID-19 po varrosen sipas standardeve për sëmundjet ngjitëse

Tri javë pasi ishte diagnostikuar me COVID-19, infeksioni i rëndë i shkaktuar nga ky virus dhe sëmundjet tjera shoqëruese kanë bërë që një 72-vjeçar nga Vrapqiqi i Gjilanit të jetë viktima e 7-të në vend.

Por, në Klinikën Infektive, 5 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore, dy prej tyre të intubuar dhe me ventilim mekanik, raporton KOHA.