Arbëri

Mësimi i katërt: muret nuk mbrojnë

Foto: Koha

Mbi Avdylin, puthjet e lëngshme në Zveçan dhe pritjen që virusi të mos na vijë në shtëpi

1.

Gjatë javës vdiq nga koronavirusi Avdyli i Babajt të Bokës, andej nga Reka e Keqe, afër Gjakovës. Është njeriu i parë që njoh personalisht e që ka vdekur prej kësaj Murtaje. Çdoherë kur e takoja ishte i buzëqeshur dhe çdoherë, pashmangshmërisht, ofronte që në restorantin e tij të përgatiste një pjatë makaronash që pasi të ishin zier futeshin, para syve të mysafirit, në një rrotë të madhe kaçkavalli të fortë italian, në mënyrë që prej tij të merrnin yndyrën dhe aromën.

Restoranti i Avdylit është në Yonkers, në New York. Aty, në restorant, do të jetë infektuar, dhe aty, në New York vdiq.

Avdyli e solli edhe më afër rrëfimin për koronavirusin. Fillimisht, ngase rrëfimi për këtë Murtajë merr konturat e veta më të kapshme kur fillojmë të mendojmë për njerëz, fytyra dhe emra e jo vetëm për shifra statistikore; aq më tepër kur këta emra janë njerëz që kanë fytyra të cilat na shpërfaqen në momentin kur dëgjojmë për ta.

Por Avdyli e solli koronavirusin afër, sepse është përkujtim i një fakti elementar, i atij se sa të ndërlidhur jemi sot. Kjo ndërlidhje ka, për këtë rrëfim, dy dimensione thelbësore. I pari është se e tërë bota është e rrezikuar, për nga definimi, në pandemi. I dyti është se të shpërndarë gjithandej botës janë bijtë e Kosovës, në një rrjet të vetin komunikimi virtual e real.

Dhe kjo çon tek pyetja që po shtrohet në secilin shtet veç e veç (e në SHBA edhe në raport me njësitet federale): a mund ta ndalësh koronavirusin në shtetin tënd dhe të kthehesh në normalitet?

Artikullin e plotë mund ta lexoni në “Koha Ditore”. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.